Gentian Selmani

'Tirana, ekipi më i madh në Shqipëri', Selmani: Duam të kualifikohemi kundër Besiktas

2 Gusht 2023, 18:21| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 18:22

  • Share


Tirana dhe Besiktas luajnë nesër në 20:00 për turin e II kualifikues në Conference League. Pas trajnerit Orges Shehi, për mediet foli edhe portieri i ekipit, Gentian Selmani.

"Jemi të motivuar sepse është një ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Besiktasi. Atmosfera është shumë e mirë dhe e kemi përgatitur ndeshjen si duhet.

Shpresojmë që të jetë dita jonë nesër dhe të arrijmë të kualifikohemi. Shpresoj që dhe në stadium të ketë tifozë që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin", tha  fillimisht portieri.

Selmani foli edhe për ndeshjen e parë në Turqi, humbur 3-1 dhe mundësinë për të shamngur golat e pësuar.

"Mund të bënim diçka më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar 3 golat. Jemi përgatitur për ndeshjen e radhës që të mos i përsërisim gabimet. Tani e njohim kundërshtarin. Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri dhe është një përvojë e re për mua. Ndihem shumë mirë pasi kam gjetur një ambjent të mirë", tregoi Selmani.


Lajmi kryesor:

Ndeshja e kthimit kundër Besiktas, Orges Shehi: Të përmbysim rezultatin, pavarësisht diferencave


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?