Tirana e Dedes s’e llogarit Apoloninë, fiton pastër 3-0! Bylis mposht në shtëpi Kastriotin

13 Dhjetor 2020, 16:46| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 16:49

  • Share

TIRANË- Tirana e Nevil Dedes ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot në "Selman Stërmasi" ka mposhtur 3-0 Apoloninë.

Pas një pjese të parë të mbyllur me shifrat 0-0, në të dytën zhbllokoi menjëherë Ismailgeci, ndërsa më pas realizuan Idriz Batha dhe Ernest Muçi.

Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 13:45 mes Bylist dhe Kastriotit ka përfunduar 2-1 në favor të ballshiotëve. Vendasit zhbllokuan që në minutën e 7 me Ndrecën, ndërsa më pas dyfishuan me Mehmetallarin para se krutanët të ngushtonin vetëm për statistikë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?