Egnatia - Vllaznia

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë

24 Prill, 11:41| Përditesimi: 24 Prill, 11:43

  • Share

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë do zhvillojë këtë të mërkurë në orën 18:00 dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale, nga të cilat do mësohen edhe dy skuadrat që do marrin biletat për në finalen e cila luhet në datën 14 maj në "Air Albania" në orën 19:00.

Tirana - Kukësi (0-2 ndeshja e parë) dhe Vllaznia - Egnatia (0-1 ndeshja e parë), këto janë dy takimet që do fillojnë në orën 18:00.

Në “Air Albana” bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullinë pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë pas fitores në takimin e parë 2-0.

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të zhvillohet sfida tjetër gjysmëfinale. Egnatia vjen e avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finale.

Trofeu i Kupës së Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

Kupa e Shqipërisë

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?