Foto ilustruese

Tirana arrin marrëveshjen me FIFA-n, zhbllokohet merkatoja për bardheblutë

8 Janar 2021, 15:00| Përditesimi: 8 Janar 2021, 15:02

  • Share

Vetëm 3 ditë ka zgjatur bllokimi i merkatos së skuadrës së Tiranës nga FIFA.

Skuadra bardheblu përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook shkruan se kjo çështje është zgjidhur përfundimisht.

Ata njoftojnë se kanë pasur komunikim me orë të tëra me zyrtarë të FIFA-s dhe më pas u bë e mundur transferimi i lojtarëve.

Nga sot, klubi bardheblu do të vijojë të gjithë procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave të rinj.

Merkato u bllokua nga FIFA për shkak se humbi gjyqin për pagat e prapambetura me futbollistin Moktar Cise.

Futbollisti nga Mali, që ka luajtur me bardheblutë në sezonin 2016-2017, pretendonte se nuk ishte paguar nga Tirana sipas kontratës, ndërsa tani FIFA i ka dhënë të drejtë 27-vjeçarit. Në këto kushte Tiranës i duhet të bëjë një marrëveshje me Cise-n në rast se kërkon këtë janar të bëjë goditje në merkato.

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit” – njofton Tirana.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?