Tirana abonohet me 'pokerin', shpertallon Besëlidhjen në Kupë! Bylis ul me këmbë në tokë Skënderbeun, fiton Kukësi

11 Qershor 2020, 19:03| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 20:18

  • Share

Tirana e Emanuele Egbo-s nuk di të bëjë diferenca nëse luhet për kampionat apo Kupë, pasi synimi i vetëm është të shkatërrojë kundërshtarët. Pak ditë pasi shkatërroi Luftëtarin 0-5 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin sot bardheblutë kanë poshtëruar 5-1 Besëlidhjen në Kupën e Shqipërisë, skuadër e cila një tur më parë eliminoi Partizanin.

Në Selman Stërmasi, në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet, si për çudi ishin miqtë nga Lezha ata të cilët kaluan të parët në avantazh, ndërsa nuk do të vononte shumë barazimi me Bathën që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me një gol të Kalesë Tirana do të përmbyste në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës bardheblutë realizuan edhe tre herë të tjera me Torasa-n, sërish Kalenë dhe më pas Sidibe-n.

Rezultati më surprizë i ndeshjeve të parë çerekfinale ishte në Ballsh, aty ky Bylisi thyu Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0 pas një sërë fitoresh radhazi të korçarëve në kampionat. Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Daja do të ketë mundësinë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit në Korçë, e cila luhet me 24 qershor.

Në Fier Kukësi i Orges Shehit ka marrë një fitore të vështirë me rezultatin 1-2. Fillimisht shënoi Koper për miqtë, i cili zgjodhi të festonte duke kujtuar Goerge Floyd të vrarë në Amerikë, ndërsa vendasit e Apolonisë barazuan para se Bruno Lulaj të shënonte golin e fitores për Kukësin në minutën e93-të.

Ndeshja tjetër çerekfinale mes Vllaznisë dhe Teutës u mbyll në barazim 2-2. Në këtë mënyrë trajneri Dedja i shkodranëve, edhe pse ekipi pati avantazh të dyfishtë, nuk arriti ta niste me fitore aventurën e tij te Vllaznia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?