Tiranë, nis puna për dializën dhe
transplantin e veshkave

16 Janar 2014, 16:56| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Hartimi i paketave të shërbimit tashmë ka hyrë në një fazë konkrete, atë të nisjes së punës për matjen e kostove të shërbimeve.

Në këtë mënyrë, fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të marrë rolin e tij jo thjesht si financues i shërbimeve shëndetësore, por blerës i këtyre shërbimeve në bazë të kostove që do të përcaktohen për 5 paketat e para. Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë sot nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Sipas të dhënave në këtë komunikatë sot nisi puna për paketën e dializës dhe transplantit të veshkave, për të vijuar më tej me paketën e kardio-kirurgjisë invasive, transplantit të heparit dhe implantit koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë.

Puna e perbashket ne grup per hartimin e paketave te 5 sherbimeve te para spitalore do të bazohet në disa kritere, të cilat parashikohen edhe ne vete ligjin e ri, dhe qe jane ato mjekesore - ekonomike – sociale.

Do te mundesohet qe ne keto dy paketa te para, por edhe per tre te tjerat qe do te finalizohen brenda marsit te ketij viti, te perfshihen te gjithe elementet e domosdoshem sipas këtyre kritereve dhe paralel me kete proces do te llogariten edhe kostot perkatese.

Per llogaritjen e kostos se sherbimit (ne rastin tone te kostos per seance dialize, apo te kostos per rast te transplantit renal) eshte shume e domosdoshme te mbeshtetet edhe ne Protokollet perkatese te Praktikes Klinike, te miratuara dhe duke shfrytezuar burimet e nevojshme ne dispozicion per cdo sherbim.

Per kete arsye, produktin final te cdo Pakete te kostifikuar do te duhet te shoqerohet  me argumentimet jo vetem mjekesore, por edhe financiare perpara se te prezantohen per miratim.
 
Nga kendveshtrimi i ISKSH, por edhe i dhenesve te sherbimeve si dhe i perfitueve, prodhimi i ketyre Paketave njekohesisht te kostuara, do te sjelle:

- krijimin e kushteve te nevojshme per te kaluar gradualisht nga forma e buxhetimit historik ne ate real dhe sipas nevojave;
- ekonomizimin e shpenzimeve duke nxitur performancen dhe cilesine sipas sherbimit perkates;
- transparence ne administrimin e fondeve dhe rritje te besueshmerine se publikut.
- krijimin e nje tregu konkurrence mes sistemit publik e privat, sepse I vendos te gjithe ne te njejtin start, duke siguruar blerjen e nje sherbimi qe eshte kosto-efektiv.
 
Ne perfundim te punes dhe hartimit e miratimit te ketyre paketave, ISKSH shpreson dhe beson se do te jete e gatshme te nise aplikimin e tyre ne praktike ne spitalet publike apo edhe ne qendrat private ku aktualisht ISKSH financon sherbime te tilla sic eshte ai i dializes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?