Tiranë, 'Zoja e Këshillit të Mirë' seminar
për dietën kundër kancerit të gjirit

23 Tetor 2013, 14:38| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante, konsumimi i një sasie të madhe të mishit dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve, janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjirit. Këto fakte të studimeve të Kongresit Europian të Onkologjisë janë shtjelluar në seminarin "Dieta kundër kancerit të gjirit” të mbajtura në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mënyrën e të ushqyerit si faktor risku. 

Seminari u mbajt nën kujdesin e Rektorit të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof.Polo Ruatti, i cili u shpreh për rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit.

“Në 30 vitet e fundit janë bërë përparime të mëdha në aspektet ekzaminuese të kancerit. Ato konsistojnë në kirurgjinë racionale, kimioterapinë apo radioterapinë, me anë të të cilave nëse tumori kapet në kohë, mund të kurohet. Të gjitha këto së bashku shërbejnë për parandalimin e sëmundjes. Siç thuhet edhe në Itali "të parandalosh është më mirë se sa të kurosh”".

Zv.Rektori i Universitetit, Profesor Tritan Shehu, para auditorit të seminarit që përbëhej nga studentë të Mjekësisë, u shpreh për rëndësinë e përballjes me tumorin. Sipas tij kanceri mund të shërohetnë mënyrë nëpërmjet sensibilizimit të opininit publik për ekzaminimin e hershëm të tij, .

Sipas statistikave , sot në botë, 1 në 8 gra mbi moshën 50 vjecare vuajnë nga kanceri i gjirit. Kjo sëmundje mund të parandalohet nga një dietë e shëndetshme vegjetariane, duke shmangur ushqimet e shpejta, proteinat shtazore apo yndyrat.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?