Tiramisù si në pastiçeri, bëje vetë në shtëpi nga zonja Albana

21 Prill 2023, 12:05| Përditesimi: 21 Prill 2023, 12:07

  • Share

Tiramisù

Përbërësit:

  • 1 kokërr vezë
  • 2 të verdha veze
  • 6 lugë sheqer
  • 250 gr maskarpone
  • 4 filxhan me kafe të ftohtë
  • 200 gr biskota savoiardi
  • 1 lugë kakao

Përgatitja:

Për të përgatitur tiramisù fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve. Në një tas bashkojmë tre të verdhat e vezëve me sheqerin dhe maskarponen. Të bardhën e një veze e rrahim sa të bëhet një shkumë kompakte. Ndërkohë në një enë tjetër përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe maskarponen sa të formohet një masë kremoze dhe homogjene.

Me ndihmën e një luge druri bashkojmë kremin me të bardhën e vezës. Në një pjatë hedhim kafen e ftohtë dhe lagim biskotat savoiardi. Biskotat e lagura i vendosim në tavë duke formuar shtresën e parë me biskota.

Mbi biskotat hedhim gjysmën e kremit me maskarpone dhe e nivelojmë. Shtojmë mbi kremin një shtresë tjetër me biskota savoiardi të lagura me kafe. Mbi to shtojmë kremin e mbetur.

Në fund me ndihmën e një site hedhim kakaon mbi shtresën e kremit. Përpara se ta shërbejmë duhet ta vendosim të paktën një orë në frigorifer.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?