Armaldo Kllogjeri

Tipike shqiptarësh! U pyet se sa para merr nëpër dasma, ja si përgjigjet Maestro

29 Maj 2023, 12:38| Përditesimi: 29 Maj 2023, 12:50

  • Share

Ish-banori i edicionit të dytë të BBV Armaldo Kllogjeri, ka rrëfyer detaje të cilat rrallëherë zbulohen në botën e ekranit dhe televizionit kur bëhet fjalë për paratë.

I ftuar në emisionin “E Diell Folk”, tenori Armaldo Kllogjeri ka folur pa dorashka dhe ka zbuluar se sa pasioni dhe profesioni i tij muzika, e ka shpërblyer nga ana monetare.

Pasi ‘shkundi’ skenën me një kolazh me këngë popullore, këngëtari iu përgjigj pa hezitim disa pyetjeve ‘pikante’, të cilat shpesh shmangen nga këngëtarë të tjerë.

Pasi u pyet se sa para merr nëpër dasma, Armaldo tha se paguhet goxha mirë dhe mundohet gjithmonë të gjejë gjuhën e përbashhkët dhe të bëjë kompromis për dasmat, mbrëmjet apo eventet në të cilat ai këndon live.

Pjesë nga intervista:

Ervin Kurti: Sa lek merr nëpër dasma dhe si ja bën për bakshishet?

Armaldo Kllogjeri: Ç’është e vërteta nuk tregohet se sa lek marrim. Marrim! Ajo që marrim, të paktën unë personalisht, nuk dua të dëmtoj as atë që më jep lekët, por gjejmë një kompromis.

Ervin Kurti: Të hedhin bakshish?

Armlado Kllogjeri: Në qoftë se mi hedhin mua, padyshim i marr unë. Nëse ia hedhin dhëndrrit, i merr dhëndri

Kujtojmë se Armaldo kllogjeri para eksperiencës në BBV, punonte si tenor në Teatrit të Operas dhe Baletit, por për shkak të tejkalimit të afati lejes, ai është pezulluar automatikisht nga puna.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?