Datëlindja e 90-të, Tinka Kurti mes miqsh: Drejt teatrit më çoi muzika, tim shoq e pata në krah! Xhirimet e fundit me Reshat Arbanën më gëzojnë

17 Dhjetor 2022, 16:26| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 16:41

  • Share

Me çapat e ngadaltë, e të kuqërremtën e flokëve që i nënvizon shkëlqimin në sy, buzëqesh Tinka Kurti sot mes miqsh.

Ky mëngjes e gjen të në të nëntëdhjetat, e ajo rroket mes përqafimeve të kolegëve. Në Ministrinë e Kulturës, festohet këtë të shtunë datëlindja e ikonës së teatrit e kinematografisë...

Afro 75 vjet gjurmë të arta skenike. E nisi me regjistrimin në liceun artistik, si nxënësja e parë vajzë, daljet në teatrin “Migjeni” e mandej tek “Tana”, i pari film i gjatë artistik shqiptar. Mandej shkëlqeu në rolet heroike, figurën dramatike të nënës, e dhjetra personazhe të tjerë, që u veshi portretin, zërin, interpretimin e saj.

Ka thyer tabu Tinka Kurti artiste e sot tek rreket në të shkuarën e saj, i shpreh mirënjohjen të dashurit të saj të zemrës, muzikantit Palokë Kurti që i qëndroi pranë në këtë rrugëtim.

Dashuritë e saj të mëdha janë tanimë përtej kësaj bote, i japin forcë aktores përmes frymës së dashurisë,  e këtu qëndron kokëfortë arti i saj, që ende çel fryte të reja. “Vdekja le të presë” është filmi më i fundit, që e rikthen aktoren në sheshin e xhirimit.

Ora 16:59
Presidenti, Begaj uron aktoren Tinka Kurti për 90 vjetorin e lindjes: Shembull frymëzimi me të cilën identifikohet populli shqiptar

Presidenti, Bajram Begaj ka uruar aktoren e mirënjohur Tinka Kurti për 90 vjetorin e saj. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Begaj shkruan se Tinka Kurti e cila është e dekoruar edhe me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’, është shembulli i frymëzimit për shqiptarët.

“Njerëzit e mëdhenj, e ndër ta edhe artistët padyshim, janë jo vetëm krenaria e një kombi, por edhe modelet apo shembujt e frymëzimit me të cilët një popull identifikohet. E tillë është edhe “Artistja e Popullit”, “Nderi i Kombit” Tinka Kurti, e cila na vjen sot në 90-vjetorin e lindjes me madhështinë e veprës së saj dedikuar popullit dhe kombit tonë, me fisnikërinë e zonjës së madhe të teatrit dhe filmit shqiptar.

Përzemërsisht gëzuar Tinka Kurti! Faleminderit për gjithçka i ke dhënë dhe i jep popullit që të do, që të nderon dhe që ndjehet krenar me emrin dhe veprën tënde!”-shkruan Begaj.

Ora 16:33
Tinka Kurti 90 vjeç, Veliaj i uron datëlindjen aktores

1671291225_vv.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar aktoren e njohur Tinka Kurti për ditëlindje.

“Urime 90 vjetorin e dashura Tinka Kurti! I lumtur që e ndajmë bashkë ditëlindjen në çdo 17 dhjetor. Jetë e shëndet paç! “, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që po sot edhe Veliaj feston 42-vjetorin e lindjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik Hasanaj: 17/12/2022 18:41

    Zonjë e rëndë jeni zoti ju ka bekuar edhe ???? ju uroj nga zemra shëndet dhe vetëm shëndet ju keni dhënë aq shumë për ???????? saqë zoti do jua shpërblej ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?