Tingujt e shpresës në rrugët e kryeqytetit, banda frymore zgjon Tiranën nga monotonia e COVID-19 (VIDEO)

19 Prill 2020, 11:53| Përditesimi: 19 Prill 2020, 13:38

  • Share

Prej më shumë se 40 ditësh vendi është në shtetrrethim dhe mërzia është ulur këmbëkryq mes qytetarëve, por në kryeqytet për ta thyer sadopak këtë monotoni ka menduar banda frymore e qytetit, e cila ka luajtur disa pjesë orkestrale.

Për të thyer heshtjen gjatë kësaj fundjave të Pashkës Ortokodokse, banda e qytetit ka gjallëruar rrugët e Tiranës duke performuar live. Koncerti i bandës frymore është shtrirë përgjatë rrugës së Kavajës, me pallate të kuruara në të dy anët, tek rruga e Durrësit, dhe më tej tek zona e Tiranës së Re. Repertori me motive festive dhe pranverore ka zgjuar kryeqytetasit në ditën e Pashkës me tinguj të ngrohtë, duke mbushur me gjallëri rrugët e Tiranës edhe në këto ditë karantine.

Përmes këtij aktiviteti, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës synon që t’iu kthejë momente sa më festive dhe argëtuese banorëve të qytetit.

Kjo duket si diçka e goditur nga organizatorët duke patur parasysh që nga e premtja në orën 17:30 dhe deri të hënën në orën 05:00 çdo qytetar duhet të qëndrojë në shtëpi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?