'Tingujt e heshtjes', një pasdite argëtuese me zërin e Arilena Arës (VIDEO)

2 Maj 2020, 20:59| Përditesimi: 2 Maj 2020, 21:21

  • Share

Ndryshimi i jetësh, zakoneve dhe përditshmërisë, mungesa e lirisë, puthjeve dhe përqafimeve me personat e dashur ishin vështirësia më e madhe që pësoi bota në një hark të shkurtër kohor, e gjitha për shkak të koronavirusit.

Mungesa e argëtimit, muzikës në klube nate, festivaleve dhe dëshirës për të kërcyer janë mungesa që rinia shqiptare po i përjeton e kyçur brenda shtëpisë.

Për të kaluar një pasdite ndryshe, më energjike dhe argëtuese, Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert live me zërin potent të këngëtares Arilena Ara.

"Tingujt e heshtjes" është cilësuar koncerti live i Arilenës, e cila e hapi me këngët që e bëri dhe të famshme në botë "Nëntori". Për disa minuta ajo interpretoi  disa nga këngët me të njohur në botë si dhe muzikë nga repertori i saj.

Arilena dhe një mesazh paqe, solidariteti në këtë periudhë të vështirë nën muzikën e mbretit të muzikës Michael Jackson "Heal the World" që e gjithë bota të shërohet në një kohe kur e gjitha po vuan të njëjtën sëmundje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?