Tinguj në kohë 'lufte' në Durrës! Koncerti kthen lagjen në 'amfiteatër'! Duartrokitje nga ballkonet

3 Prill 2020, 21:35| Përditesimi: 4 Prill 2020, 16:12

  • Share

DURRES-Në këto ditë të vështira nga koronavirusi kreativiteti i artistëve ndihmon qytetarët për ta kaluar disa momente gëzimi duke vallëzuar e buzëqeshur nën tingujt e muzikës. Një koncert i veçantë me ideator poetin durrsak Ardi Omeri, ndryshe nga të tjerët në kohë paqeje, këtë herë me tinguj në periudhë 'lufte' u zhvillua pasditen e sotme në lagjen nr. 16 tek parafabrikatet në qytetin bregdetar.

Violinistët babë e bir, Enver dhe Marvin Qerimaj, mjeshtrat e humorit Edmond Halili dhe Xhevahir Zeneli, këngëtarët durrsakë Alma dhe Gugash Rrema, Lorenc Barometa, Kosta Bonshi, Eranda Libohova dhe Kujtim Prodani thyen rutinën e karantinës duke dhuruar momente gëzimi dhe humori për qytetarët poshtë shtëpisë së tyre, që ua shpërblyen me duartrokitje pa fund.

Koncerti që u bë nën monitorimin e policisë, e ktheu lagjen në 'amfiteatër'. Aktiviteti do të zhvillohet në ditët në vazhdim në lagje të tjera të qytetit për të ndihmuar qytetarët të kalojnë këtë situatë aspak të lehtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 04/04/2020 04:00

    Njerezit kane vertete nevoje per iniciativa te tilla... Bravo!

    Përgjigju
  • Xtuop: 04/04/2020 01:21

    Bravooo Durrsiiiii durrsakeee durrsakeeee vajzaaa me e bukuuur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?