TikTok rrezikon të mbyllet, Trump ndalon përdorimin në SHBA

1 Gusht 2020, 13:26| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 14:07

  • Share

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, lajmëroi ditën e sotme se do të ndalonte përdorimin e rrjetit social TikTok në vendin e tij.

Sipas tij, ky rrjet dyshohet se mund të përdoret nga shërbimet sekrete kineze.

 “Për sa i përket TikTok, ne e ndalojmë atë në SHBA”, deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.

Rrjeti social TikTok i përket grupit kinez ByteDance, i cili numëron një miliardë përdorues në botë dhe është shumë popullor tek të rinjtë.

TikTok është bërë objekt hetimi nga CFIUS, e cila është agjencia amerikane e ngarkuar për të siguruar se investimet e huaja nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?