‘Tik-Tok’ njofton ndryshimin e fundit, në prioritet siguria dhe mbrojtja e komunitetit LGBTQI

9 Shkurt 2022, 03:20| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 03:22

  • Share

Kompania ‘Tik Tok’ ka njoftuar një ndryshim të ri në përpjekje për të mbrojtur komunitetin LGBTQI, gratë dhe vajzat nga gjuha e urrejtjes. Përditësimi i njoftua nga vetë aplikacioni ditën e sotme. Tik-Tok lajmëron se ky ndryshim ka si qëllim ta bëjë përvojën e përdoruesit më të sigurt për grupet e margjinalizuara.

Në njoftim thuhet se duke filluar nga dita e sotme është i ndaluar bullizmi, gjuha e urrejtjes, përdorimin e eptiteve për transgjinorët, thirrjen në emrin e mëparshëm të njerëzve që kanë ndryshuar gjini dhe komentet paragjykuese ndaj femrave.

‘Megjithëse këto ideologji janë të ndaluara prej kohësh në TikTok, ne kemi dëgjuar nga krijuesit dhe organizatat e shoqërisë civile se është e rëndësishme të jemi të qartë në Udhëzimet tona të Komunitetit. Përveç kësaj, ne shpresojmë që veçoria jonë e fundit që u mundëson njerëzve të shtojnë përemrat e tyre do të inkurajojë një dialog të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës në platformën tonë.’ shkroi Cormac Keenan, kreu i sigurisë së TikTok për përditësimet e reja.

Përpos kësaj, aplikacioni njoftoi gjithashtu se do të heqin përmbajtjen që promovojnë ushqimin e çrregullt, do të bëjnë përpjekje për të parandaluar përhapjen e mashtrimeve apo lojërave vetëvrasëse dhe do të marrin hapa për të ndaluar përdoruesit të përdorin rrjetin social  për të kryer aktivitete kriminale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?