'Tik-Tok' bëhet sponsori më i ri i kampionatit europian Euro 2020

11 Shkurt 2021, 22:50| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 22:52

  • Share

Rrjeti i mirënjohur social 'Tik-Tok' do të jetë sponsori më i ri i kampionatit europian të futbollit.

Rrjeti social i lindur në Kinë do ketë të drejta ekskluzive të transmetimit të momenteve të caktuara brenda dhe jashtë fushës si dhe do të ketë mundësinë të organizoje sfida (challenge) duke përdorur hashtaget e Euro 2020.

Kampionati europian do të zhvillohet gjatë kësaj vere. Fillimisht ajo ishte parashikuar të luhej gjatë vitit të kaluar.

Por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ajo u shty.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?