Tifozi në Delvinë futet në fushë dhe godet arbitrin, policia e shpall në kërkim! FSHF: Të ndalohet sa më parë

19 Dhjetor 2020, 15:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 20:40

  • Share

Një person me inicialet A.H është shpallur në kërkim nga policia pasi është bërë shkak për ndërprerjes e ndeshjes Delvina-Alpetrol në Kategorinë e Dytë.

Kjo pasi në minutën e 16 të ndeshjes ai ka hyrë në fushë dhe ka goditur një nga arbitrat anësor. Për shkak të kësaj goditje nga tifozi gjyqtari është dërguar në spitalin e Saranës ku po merr mjekimin, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas identifikimit, në një njoftimin e policisë, thuhet se po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që për ngjarjen ka reaguar edhe klubi i Delvinës.

“Fk Delvina shprehet e indinjuar nga incidenti i ndodhur diten e sotme ne ndeshjen kunder Albpetrolit, per hyrjen ne fushe te 1 personi i cili ka godit anesorin pasi eshte futur ne fushe,ndeshja eshte nderprere pas ketij incidenti,nuk mund te goditet 1 qytet i tere 1 ekip i tere nga 1 njeri qe fundja mund te quhet i cmendur dhe eshte futur ne fushen e sportit kur ndeshja eshte pa spektatore, kerkojme vetem drejtesin asgje me shume, ekipi qyteti nuk eshte fajtor per asgje dhe nuk ka pjese fare ne kete incident,kerkojme 1 zgjidhje dhe sqarim sa me te shpejte te ngjarjes.”

Ora 20:39
Dhunoi arbitrin e ndeshjes, FSHF thirrje policisë: Të ndalohet shkaktari i këtij incidenti

1608389830_delvina.jpg

Pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit anësor të ndeshjes Delvina-Albpetroli nga një person që është futur në fushë ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ajo e dënon dhunën e ushtruar teksa i bën thirrje dhe organeve ligjzbatuese të marrin menjëherë masa për të ndaluar këto akte që prishin imazhin e futbollit.

Gjithashtu ajo i bën thirrje Policisë së Shtetit që të veprojë për të ndaluar shkaktarët e kësaj dhune ndaj gjyqtarit Elis Pulaj.

Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit do të caktojë një inspektor disipline për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe dhunën ndaj gjyqtarit.
 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?