Tifozët të kënaqur nga paraqitja e Kombëtares: Erdha nga Struga për këtë ndeshje, me Edy Rejan vështirë të shkojmë në Europian

17 Nëntor 2022, 11:23| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 16:58

  • Share

 

Disfata me Italinë mund të lërë shije të hidhur, por tifozët nga kjo përballje mbetën të kënaqur.

“Ndeshja ishte shumë e mirë ndaj një skuadre si Italia. Besoj se sot e merituam të paktën barazimin. Erdha nga Struga për të parë kombëtaren sot”, tha një prej tifozëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë një tjetër tifoz i Shqipërisë ka vendosur në pah lojën e mirë të kuqezinjve.

 “Humbëm 1-3 por loja ishte shumë e bukur sepse luajtëm kundër kampionëve të Europës. Mund të shkojmë në Europian, por me Edy Rejan trajner do jetë e vështirë”, tha për Report Tv një prej tifozëve.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit! 4 gola vendosin ndeshjen


S.DH//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?