Foto ilustruese

Tifozët sot me sytë nga goglat, UEFA hedh shortin e Kupave të Evropës! Gjithçka duhet të dini

15 Mars, 10:31| Përditesimi: 15 Mars, 10:33

  • Share

Duke nisur nga mesdita e kësaj të premteje UEFA do përziejë goglat për tre turnetë e saj më të rëndësishëm, Champions League, Europa League dhe Conference League.

Në Nyon të Zvicrës do mbahet shorti për fazën çerekfinale, teksa në këtë fazë gjithçka është e lirë, thënë ndryshe të gjitha ekipet mund të përballen me secilin kundërshtar, përfshi edhe skuadrat nga i njëjti vend.

Champions League

Në 12:00 nis shorti për çerekfinalet e Champions League (ndeshjet e para 9-10 prill, ndeshjet e kthimit 16-17 prill). Ajo që bie në sy është se asnjë skuadër italiane s'do jetë e pranishme në short pas eliminimit të Interit, Lazios dhe Napolit në 1/8. Ekipet e përfshira në short janë Arsenali, Atletico Madrid, Barcelona, ​​Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester City, PSG dhe Real Madrid. Veç turit çerekfinal, këtë mesditë do mësohen edhe çiftet e mundshme për gjysmëfinalet.

Finalja e Champions League do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës.

Europa League

Në 13:00 do hidhet shorti për Europa League, aty ku janë tre skuadra italiane nga tetë pjesëmarrësit që do diskutojnë trofeun. Milani, i cili doli fitues në ndeshjen e dyfishtë kundër Slavias së Pragës, Roma, e cila mposhti Brighton në Olimpico 4-0 përpara se të humbiste ngushtë në Angli (1-0) dhe gjithashtu Atalanta, e cila edhe njëherë kaloi Sportingun e Lisbonës pasi ishte përballur në fazën e grupeve.

Skuadrat: Atalanta (Itali), Bayer Leverkusen (Gjermani), Benfica (Portugali), Liverpool (Angli), Marseille (Francë), Milan (Itali), Roma (Itali), West Ham (Angli)

Çerekfinalet: ndeshjet e para 11 prill dhe ndeshjet e dyta 18 prill 2024 Gjysmëfinalet: ndeshjet e para 2 maj dhe ndeshjet e dyta 9 maj 2024

Finalja: 22 maj 2024 në 'Dublin Arena', në Republikën e Irlandës

Conference League

Në 14:00 është radha e Conference League për të mësuar rivalët në çerekfinale dhe potencialisht ndeshjet e gjysmëfinaleve, kjo nisur nga rezultate në fushë. Rivaliteti edhe këtu është i ashpër, me ekipe si Aston Villa, Lille, Fioretnina apo edhe Fenerbahce.

Aston Villa (Angli), Bruges (Belgjikë), Fenerbahce (Turqi), Fiorentina (Itali), Lille (Francë), Olympiacos (Greqi), PAOK Selanik (Greqi), Viktoria Plzen (Republika Çeke)

Çerekfinalet: ndeshjet e para 11 prill dhe ndeshjet e dyta 18 prill 2024 Gjysmëfinalet: ndeshjet e para 2 maj dhe ndeshjet e dyta 9 maj 2024

Finalja: 29 maj 2024 në "Shën Sofia", Greqi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?