Tifozët rikthehen te lojërat me dorë, finalet e basketbollit dhe volejbollit mbushin pallatet e sportit! Partizani i kthen reston Flamurtarit (VIDEO)

28 Prill 2023, 12:39| Përditesimi: 28 Prill 2023, 13:50

  • Share

Finalet e lojërave me dorë në këtë fund sezoni në Shqipëri kanë sjellë një dukuri shumë pozitive siç është rikthimi i tifozëve në pallatet e sportit. Ky trend nisi në Korçë me një pallat të tejmbushur sporti për finalet e volejbollit të vajzave mes Skënderbeut dhe Partizanit.

I njëjti numër, mbi 2500 tifozë, ishte edhe në ‘Asllan Rusi’ për finalet e basketbollit të meshkujve mes Besëlidhjes dhe Tiranës. Mirëpo aty nuk munguan as ultrasit, duke krijuar një atmosferë tejet të zjarrtë që nuk ishte parë në vitet e fundit.

Përjashtim nuk kanë bërë as finalet e basketbollit të vajzave mes Partizanit dhe Flamurtarit. E fundit e zhvilluar të enjten në Asllan Rusi ku vajzat kryeqytetase barazuan 1-1 serinë e finaleve. Katër setet u mbyllën 73-59 me pikë për Partizanin, me trajneren Eliverta Bujari e cila deklaroi se tani presioni do kalojë te Flamurtari.

Finalja e tretë e basketbollit të vajzave mes Flamurtarit dhe Partizanit pritet të zhvillohet të dielën, por saktësisht ora nuk është vendosur. Për t’u shpallur kampion duhen fituar 3 finale.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?