Tifozët në stadium

Tifozët lënë 'në baltë' Kombëtaren, shiten pak bileta për miqësoren me Bullgarinë

16 Tetor 2023, 11:26
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Bullgarisë në miqësoren që zhvillohet në "Air Albania". Interesi për këtë duel duket i ulët nga tifozët, teksa deri këtë mëngjes janë shitur pak më shumë se 7 mijë bileta.

Në një stadium me 22 mijë e 500 ulëse, vetëm 1/3 e biletave janë marrë nga tifozët, duke treguar se kuqezinjtë nuk do kenë një mbështetje të madhe në përballjen e nesërme.

Pas fitores me Çekinë 3-0, tanët mbajnë sërish kreun e grupit E kualifikues dhe me një pikë në ndeshjen e radhës kundër Moldavisë, kuqezinjtë edhe zyrtarisht janë në fazën finale të Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifiz kuq e zi: 16/10/2023 19:02

    Kombetaren nuk e kan braktisur tifozet, por Federate Shqipetare e Futbollit me çmimet e kripura te biletave... Turp e faqe e zeze per drejtuesit e saj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?