Tifozët e presin me brohoritje peshëngritësin në aeroport...Kampioni i botës Briken Calja vjen në Shqipëri: Ëndërroj medaljen olimpike

11 Dhjetor 2021, 19:53| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 23:15

  • Share

TIRANË- Fitues i medaljes së artë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes zhvilluar në Uzbekistan peshëngritësi shqiptar Briken Calja, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit shoqëruar me brohorimat e tifozëve dhe mbështetësve të tij.

 Me një rekordin historik Briken Calja, arriti rezultatin më të mire me 156 kg, në shkëputje ndërsa një ëndërr ende e parealizuar për të është arritja e fitores së medaljes Olimpike.

 “Kjo ishte dita e shqiptarëve dhe më bën të ndjehem vërtet me fat dhe jashtëzakonisht shumë i lumtur. E vetmja gjë që më ka mbetur është medalja olimpike që shpresoj, është ëndërra ime e parealizuar dhe mendoj se do ta realizoj”, tha Calja.

Sportisti shqiptar Calja arriti të mposhtë rivalin e tij nga Tajlanda, në provën e tretë  të shkëputjes duke rrëmbyer fitoren e Medaljes e Artë.

 “Ishte momenti im. Normalisht mendova gjithë sakrificat e mia që unë kam kaluar, karrierën time familjen time , njerëzit që unë punoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, duke filluar nga federate e peshëngritjes, komitetin olimpik etj”, u shpreh ai.

Pjesë e garës në të njëjtën kategori ishte edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u rendit i katërti në stilin e shkëputjes, ndërsa kampioni nga Elbasani, Calja fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendtë në dy garësh dhe shtytje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?