Sheiku Mansour që ka në pronësi Manchester City-n

Tifozët e Palermos nisin të ëndërrojnë, sheikët e Manchester City-n ofertë për klubin italian

30 Prill 2022, 14:01| Përditesimi: 30 Prill 2022, 14:05

  • Share

Një lajm i madh për tifozët e Palermos është njoftuar nga mediat italiane. City Group, me president Sheikh Mansour, është në negociata për të blerë klubin që aktualisht luan në Serinë C italiane.

Palermo ka historinë e saj jo pak të përfillshme në Seria A dhe kjo shihet me interes nga blerësit e mundshëm, të cilët sipas mediave në Itali po studiojnë mundësinë edhe të ndërtimit të stadiumit të ri ‘Renzo Barbera’.

City Group ka në pronësi edhe Manchester City-n, ndërsa flitet se Palermo mund të blihet për 6 milionë euro. Diskutimet vijojnë prej muajsh, ndërsa së fundmi raportohet se janë përshpejtuar. E rëndësishme është se presidenti aktual Miri nuk do largohet përfundimisht, por do ketë një rol drejtues nëqoftëse sheikët e blejnë.

Aktualisht Palermo po lufton për t’u ngjitur në Serbinë dhe me ardhjen e sheikëve tifozët vetëm mund të ëndërrojnë …

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?