VIDEO/ Tifozët e Besëlidhjes godasin lojtarët e Tiranës, ndërpritet finalja e basketbollit në kryeqytet! Forcat speciale në parket

4 Maj 2023, 20:45| Përditesimi: 5 Maj 2023, 09:59

  • Share

TIRANË- Një incident ka ndodhur në finalen e basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Teksa duhej edhe 6 minuta për t’u mbyllur ndeshja, tifozët e Besëlidhjes kanë goditur me sende të forta lojtarët e Tiranës. Për shkak të tensionit u ndërpre finalja e basketbollit në kryeqytet. 

Pas incidentit, lojtarët e Tiranës u tërhoqën në dhomat e zhveshjes. Në setin final të kampionatit të basketbollit, tifozët lezhjanë hodhën sende të forta dhe goditën lojtarët e Tiranës. Sfida ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, tifozët që nuk kanë kursyer ofendimet.

Për shkak të situatës së krijuar u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën. Ndeshja përfundoi me shpalljen e Tiranës fituese të kombëtar të basketbollit. Pas incidenteve, Tirana përmbysi Besëlidhjen. Nga 2-0 për Lezhën me ndeshje, Tirana përmbysi serinë në 2-3 për t'u shpallur kampione. Skuadra kryeqytetase fitoi sot finalen e 5-të me shifrat 89-64.

Në periodën e parë sfida u mbyll me shifrat 21-21. Bardheblutë dolën në avantazh në periodën e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me rezultatin 41-38. Ndërkohë, perioda e tretë ishte vendimtare për shpalljen e Tiranës kampione. Perioda e tretë u mbyll me shifrat 35-13, ndërsa Tirana fitoi titullin e 21-të në historinë e klubit.

Fitorja solli një super atmosferë për tifozët e Tiranës, ndërsa në Pallatin e Sportit ishin më shumë se 3 mijë tifozë.

Ora 21:05
Tirana përmbys Besëlidhjen, shpallet kampione në basketboll

Tirana është shpallur kampione në basketbollin për meshkuj. Pas incidenteve në stadiumin ‘Asllan Rusi’, Tirana përmbysi Besëlidhjen. Nga 2-0 për Lezhën me ndeshje, Tirana përmbysi serinë në 2-3 për tu shpallur kampione.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?