Autobusi i dëmtuar dhe Grosso i fashuar

Tifozët bënë Grosson për spital, merret vendimi për derbin Marseille - Lyon

2 Nëntor 2023, 16:00
  • Share

Tifozët e Marseille u bënë protagonistë të dielën e shkuar, teksa goditjën me gur autobusin e Lyon, kur këta të fundit ishin rrugës për në stadium. I plagosur rëndë në fytyrë dhe sy mbeti trajneri i Lyon, Fabio Grosso. Federata e Futbollit në Francë ka vendosur që sfida mes Marseille dhe Lyon të riluhet.

Kështu u vendos që sfida të rikuperohet pikërisht më 6 dhjetor, teksa ende nuk është përcaktuar stadiumi ku do të luhet dhe me shumë gjasë do të jetë një impiant larg ‘Vellodrome’, shtëpisë së skuadrës marsejeze.

Incidenti mund të ishte më i rëndë, kjo për shkak se xhamat e thyer të autobusit goditën Grosson dhe ndihmësin e tij, me trajnerin italian që mori disa të qepura. Kjo nuk është hera e parë kur tifozët e Marseille bëhen protagonistë në këtë nivel.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?