Kronikë

'Ti s’je burrë, zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh', zbardhen dëshmitë e kontrollorëve

9 Prill 2021, 18:50| Përditesimi: 9 Prill 2021, 20:19

  • Share

Një ditë më parë Report Tv zbardhi bisedat në grupin e WhatsApp të kontrollorëve të trafikut ajror, biseda që në fundosën dhe 3 kontrollorët, për të cilët prokuroria sot kërkoi masën 'arrest me burg' për Armando Fezgan dhe Muhin Mezinin dhe "arrest shtëpie" për Flora Ndrecën.

Sot dalin të tjera dëshmi , ku njëra është e një prej kontrollorëve që nuk kishte pranuar të plotësonte formularin e paaftësisë për punë.

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë nga kulla, përndryshe do ta hidhja nga kulla”, thuhet në dëshminë e njërit prej kontrollorëve të trafikut ajror, raporton A2.

Sipas mesazheve të zbardhura nga Report Tv,  Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Ditën e sotme situata në aeroportin e Rinasit u rikthye në normalitet, pas krizës prej më shumë se 48 orësh, ndërsa një pjesë e kontrollorëve u rikthyen në punë, pas thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku. Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

Komento

Komente

  • Cubi: 10/04/2021 05:49

    E ka mallin e babessssssss. Shkurt kulish ne sherbim te baba sali qenit. Mjeran sot ne shekullin 21 vazhdojm te Jen skllever.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?