Thyhet maja e “Lapsit”! Reporterët pa Kufij e detyrojnë të përgënjeshtrojë lajmin

28 Shkurt 2023, 22:20| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 22:36

  • Share

Edi Rama nuk shquhet për marrëdhënie të shkëlqyera me shtypin dhe sidomos me analistët. Jo rrallë debatet e tij kanë kaluar normat dhe nuk mungojnë rastet e etiketimeve të tepruara të tij, sidomos ndaj portaleve që i ka quajtur edhe media kazan.

Por duket se së paku në një rast, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, indirekt i kanë dhënë të drejtë.  Sot “Reporterët pa Kufij” kanë përgënjështruar një portal që e quante kryeministrin si armik të shtypit.

Lapsi.al kishte publikuar një histori sipas të cilët organizata po e ndihmonte të pastronte imazhin e raporteve të tij problematike me shtypin. Por, Reporterët kanë reaguar duke detyruar lapsin, të “thyejë majën” e të vetëpërgënjeshtrohet.

Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.

Një shkrim i botuar nga portali “Lapsi.al” ka shqetësuar rrjetin ndërkombëtar të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”. Shkrimi  në fjalë u botua në 20 janar dhe titullohej: “Si Rama po përpiqet të manipulojë Reporterët pa Kufij”, dhe ngrinte pretendimi se kryeministri shqiptar po e përdorte këtë organizatë për të zhvilluar një aktivitet ndërkombëtar për të pastruar imazhin e tij.

Rrjeti ndërkombëtar thotë se lajmi i publikuar nga Lapsi.al përmban shumë informacione të pavërteta.

“Reporterët pa Kufij (RSF) shpreh keqardhjen që Lapsi.al, botuesi i të cilit Andi Bushati, një gazetar i respektuar që ka vizituar zyrat tona më 28 shtator 2022 dhe të cilin RSF e takoi gjatë një misioni për lirinë e shtypit në Tiranë më 17 nëntor 2022, nuk e kontaktoi organizatën përpara se të publikonte artikullin e saj”.

“Reporterët pa Kufij” shtojnë se si organizatë i marrin vendimet në mënyrë të pavarur dhe bën vetëm atë që kanë për synim.

“Rrjeti e ka zhvilluar projektin për të promovuar lirinë e shtypit në Shqipëri si dhe zbatimin e etikës gazetareske, pa ia kërkuar kryeministri. Organizata gjithashtu ka shprehur synimin e saj për të promovuar zbatimin e masave mbrojtëse demokratike në hapësirën digjitale. Çdo aktivitet i RSF-së kryhet në pavarësi të plotë. RSF është një organizatë e pavarur joqeveritare e lirë nga çdo ndikim i jashtëm, objektivi i vetëm i së cilës është të promovojë lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e gazetarisë”.

“Reporterët pa Kufij” theksojnë se bashkëpunojnë  me qeveritë në të gjithë botën dhe shtojnë se renditja e një vendi në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nuk mund të ndikohet nga asgjë. Aktualisht Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror./ Abcnews.al

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 01/03/2023 08:52

    Andi bir komunisti keshtu qe sipas patronazhisteve nuk mund te ndryshoje ndersa Rama megjithese dhe ky bir komunisti qeka lyer dhe duart me gjak njelloj si Berisha qenka demokrati me i madh ( gjthnje sipas patronazhisteve) qe po na vjedh e perze nga vendi . I vetmi ndryshim me Enverin eshte se Rama na detyron te ikim ndersa Enveri na burgoste ose vriste po te benim tentativa te tilla.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/03/2023 07:42

    Andi Bushati nipi i Hysni Kapos një klysh komonisti i jati tij një sigurims i ndyr e qeni Andi Bushati na u bë demokrat i flakët. Një kone e ndyr që vetëm lef pa pushim. Po kjo është kulmi komonistat që kan duart me xhak si babai Andit Medi Bushati na u bën ëngjëj. Pty rac e pisët rac pa din e pa iman.

    Përgjigju
  • Ademi: 28/02/2023 22:41

    Andi Bythati dihet qe eshte nje super kazanlepires,eshte komunist 100% si sali bajga,shesin dhe nderin per te pasur pushtet.

    Përgjigju
    • Or tej: 01/03/2023 07:02

      Nuk na u ndane komunistat or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?