Thyhet armëpushimi, rifillojnë luftimet në Sudan, 270 të vrarë nga sulmet e ashpërsuara

19 Prill 2023, 11:11| Përditesimi: 19 Prill 2023, 16:22

  • Share

Luftimet janë ashpërsuar në Sudan edhe pas prishjes së armëpushimit duke shtuar numrin e të vrarëve nga sulmet e ashpra.

Luftimet, që janë ndezur që nga e shtuna kanë vrarë të paktën 270 njerëz dhe kanë plagosur 2600 të tjerë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Unë dënoj të gjitha humbjet e jetës njerëzore. Ne qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai denoncoi gjithashtu “plaçkitjen e objekteve shëndetësore” dhe “përdorimin e të tjerëve për qëllime ushtarake”.

Ndihma e shpërndarë nga OBSH përpara se të shpërthente luftimet në objektet shëndetësore në vend është shteruar, shtoi ai, dhe me armiqësitë e vazhdueshme, është e pamundur të organizohen dërgesa të reja dhe spitaleve në Khartoum u mungojnë furnizimet e nevojshme për të trajtuar të plagosurit.

Ai bëri thirrje përsëri që aksesi i papenguar në objektet shëndetësore t’u ofrohet atyre që kanë nevojë dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese të “punojnë për paqen”.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?