Foto ilustruese

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet personale që ndodheshin brenda, arrestohet 38 vjeçari në Durrës

18 Shkurt 2023, 15:13| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 15:16

  • Share

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishte kryer disa vjedhje. Në pranga ka rënë 38 vjeçari i identifikuar si G.Ll i cili është kapur në flagrancë teksa theu xhamin e një makine dhe vodhi sendet personale që ndodheshin brenda automjetit.

Pas arrestimit të tij, u zbardhën edhe dy vjedhje të kryera më herët nga i arrestuari gjatë periudhës janar-shkurt. Një tjetër vjedhje e sendeve personale brenda një makine dhe vjedhja e një biçiklete.

Ndërkohë policia ka vijuar hetimet për të zbardhur të gjitha vjedhjet që 38 vjeçari mund të ketë kryer.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?