Foto ilustruese

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte laptopë e shuma parash brenda tyre, arrestohet autori i 5 grabitjeve në Durrës (EMRI)

3 Prill 2023, 12:41| Përditesimi: 3 Prill 2023, 12:54

  • Share

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit si autor i 5 vjedhjeve të kryera ndaj personave të ndryshëm. Në pranga ka rënë 40 vjeçari Rigels Deda. 

I arrestuarit gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme dhe u ka marrë sendet personale që kishin brenda, mes laptopë dhe shuma parash.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga 40 vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në 5 automjete.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?