Kronikë

Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, 16 drejtues përfundojnë në pranga! Pezullohen 89 patenta dhe gjobiten 2.378 shoferë në 48 orë

5 Tetor 2021, 16:29| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 16:58

  • Share

Kontrollet rrugore në të gjitha akset e vendit, për të ndëshkuar thyerjen e rregullave rrugore kanë çuar në pranga 16 shoferë, ku 9 prej tyre po drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 7 të tjerë po lëviznin pa leje drejtimi.

Gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt. Në të gjithë vendin, janë në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh.

Ndërkohë, në rrugën “Jordan Misja” efektivët kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. L., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit. 

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të ruajnë jetën e tyre dhe të tjerëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?