Rita Ora gjatë emisionit “The Masked Singer

Thyen rregullat anti-COVID dhe 'sulmohet' nga fansat, Rita Ora përjashtohet nga emisioni televiziv në të cilin bënte pjesë

11 Shkurt 2021, 11:54| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 11:59

  • Share

Pasi ka thyer çdo rregull anti-COVID në ditëlindjes e saj në fund të nëntorit dhe pas kërkesave ngulmuese të fansave, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është përjashtuar nga spektaklit televiziv “The Masked Singer”, ku ajo ishte pjesë e jurisë.

Pas festës anti-COVID të zhvilluar 2 muaj më parë, Rita Ora është kthyer në një nder personazhet më të sulmuara nga fansat, të cilët prej kohësh kanë kërkuar largimin e saj nga emisioni “The Masked Singer”.

Ditëlindja e këngëtares me origjinë shqiptare është festuar më 28 nëntor gjatë një bllokimi kombëtar për shkak të COVID-19, në Britaninë e Madhe.

Ajo pas këtij incidenti ka kërkuar falje publike disa ditë më vonë, por duket sikur fansat e saj ende nuk e kanë falur këngëtaren pët këtë shkelje të papranueshme në këto kohë të vështira.

Rolin e këngëtares në emisionin e famshëm televiziv sipas “zërave” të kohëve të fundit do ta zëvendësojë Artistja, Oti Mabuse.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?