Foto ilustruese

Kronikë

Thyen orën policore, gjobiten me nga 1 milion lekë 3 administratorë biznesesh në Sarandë

16 Korrik 2021, 12:57| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 12:59

  • Share

SARANDË- 3 administratorë biznesesh në qytetin bregdetar të Sarandës janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi vazhduan aktivitetin me muzikë pas orës të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave anti-COVID.

Burime zyrtare nga Policia e Sarandës bëjnë me dije se janë gjobitur 2 administratorë anijesh turistike në portin 'Liman' të cilët janë identifikuar si Bujar Kamberaj, Ilir Hysi. Ndërsa është gjobitur edhe Emanuel Hasani, administrator i një lokali në lagjen numër 1 Sarandë.

Në këtë periudhë Saranda është e mbushur me pushues vendas dhe të huaj pasi jemi në kulimin e sezonit turistik dhe shpeshherë pronarët e lokaleve thyejnë orën policore e vazhdojnë aktivitetin.

Ndër të tjera kujtojmë që Shoqata e Bizneseve ka kërkuar heqjen e orës policore për shkak se dëmtohet ekonomia e bizneseve te tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?