Kim Jong Un

Theu masat kufizuese anti-COVID, pushkatohet 50 vjeçari në Korenë e Veriut

4 Dhjetor 2020, 15:12| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 17:05

  • Share

KOREA E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ekzekutuar publikisht duke e pushkatuar një burrë 50 vjeçar i cili shkeli masat e marra nga shteti pët të shmangur përhapjen e COVID-19.

Burri i akuzuar për kalim ilegal kontrabandë të kufirit të mbyllur me Kinën, u qëllua për vdekje në 28 nëntor, duke u bërë shembull për të frikësuar njerëzit që të respektojnë rregullat e pandemisë, raporton Radio Free Asia.

Personi i dënuar me vdekje u përshkrua si një burrë në të 50-at e tij i cili u akuzua për kontrabandë me partnerë kinezë të biznesit përtej një kufiri i cili ka qenë i mbyllur për pjesën më të madhe të vitit 2020. 

Nga frika se kontrabanduesit mund të sjellin virusin, regjimi i Kim Jong Un ka forcuar praninë e tij ushtarake në kufi për të zbatuar kufizimet.

Koreja e Veriut pretendon se nuk ka pasur asnjë rast të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 05/12/2020 00:07

    Edhe ky derr mileti Kim Jongun do sepse ka marre kot I shikon truma truma duke mos pyetur fare per rregullat mbushin kafet dhe baret rrine shpine me shpine ne tavolina pastaj cohen dhe dalin pa maska

    Përgjigju
  • urani: 04/12/2020 18:49

    Po te zbatuhet edhe ne Shqiperi kjo i bie me pushkatu me mira shpellare derra qe nuk i zbatojne rregullat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?