Sherr në mes të Fierit, polici i bën pritë dhe dhunon administratorin e portalit! Pezullohet nga detyra (VIDEO-Momenti i dhunës)

25 Prill 2020, 21:03| Përditesimi: 25 Prill 2020, 22:59

  • Share

FIER-Një administrator portali është dhunuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit nga një efektiv policie. Rreth orës 20:00, efektivi në stacionin e policisë Roskovec Anxhelo Bardhi me një makinë tip 'Benz' me targa AA600M, teksa ishte jashtë shërbimit ishte vendosur në ndjekje duke i bërë pritë administratorit të portalit që po udhëtonte me një 'OPEL' me targa AA 683 EO së bashku me një vajzë.

Në momentin që administratori i portalit Xhoel Osmënaj po kalonte në mes të qytetit i ka bërë pritë duke e ndaluar. Efektivi zbriti nga makina dhe së bashku me shokun e tij që ndodhej në 'Benz' i është drejtuar 'OPEL'-it me një çekiç ku fillimisht ka thyer xhamin e parë më pas e kanë qëlluar me grushte dhe sende të forta.

Report Tv siguroi pamjet e momentit të dhunës, kur Bardhi me shokun e tij tentojnë të nxjerrin me forcë nga makina Osmënajn, ndërsa vajza që ishte në makinë me administratorin tenton që të tërheqë efektivin e policisë. Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i efektivit Anxhelo Bardhi në komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Polici i stacionit të Roskovecit që u përfshi dhe dhunoi qytetarin është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Komento

Komente

  • Gim: 26/04/2020 09:01

    Ore punon karantina ne fier apo vetem ketu ne tirane po i biem fyellit ne?

    Përgjigju
  • Beni: 25/04/2020 23:25

    Pòlic leshi..Pa pike truri...Se kuptoj si i bejne polica keta...rrugecer...

    Përgjigju
    • Aqif: 26/04/2020 10:40

      Ngjarja ne fjal,verteton se policia e shtetit duhet reformuar? Do te mbetet nje ngjarje e shemtuar! Histori me personazhe te till,kerkojn hetime te specjalizuara.

  • Deda: 25/04/2020 22:04

    Gazetar i shoqeruar me nje femer , rihet barbarisht nga nje polic bandit ne mes te qytetit , e kuptoni si jane mbushur radhet e polisise se shtetit te gjithe ne sherbim te krimit , i cili i mbron te shefat lart mos te preken .

    Përgjigju
  • Vlore: 25/04/2020 21:19

    Filluane plerat fierake laluce fshatare

    Përgjigju
    • Vlonjatja: 26/04/2020 01:05

      ...se shajne vlonjatet keta lalucet ,,,

    • Pano: 25/04/2020 23:09

      Qyetari na vëlora hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?