Thyen 3 herë rekordin ‘Guinness’, shqiptari tërheq vëmendjen e Donald Trump dhe Rita Orës

23 Qershor 2020, 11:06| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 15:37

  • Share

Sot në ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet një lidhje në skype ishim në një bisedë më artistin Alkent Pozhegu, I cili ka thyer disa herë rekordin ‘Guiness’ për mozaikët e tij me drithëra, duke realizuar mozaikë të tillë, të figurave të njohura botërore.

Një ndër mozaikët që ka thyer rekordin Guiness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump.

‘’ Mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, është realizuar në përmasat 560 metra katrorë, Mozaiku I parë që kemi realizuar në qytetin e Gjakovës ka qenë e njëjta kategori dhe e treta që ka fituar cmimin shprehet ai.

Ndërsa ka theksuar se puna është mjaft e vështirë, pasi i është dashur dy vjet e gjysmë që të realizojë këtë mozaikë dhe të thyejë rekordin ‘Guiness’.

Ai ka thyer disa herë rekordin Guinness  dhe këto janë disa nga mozaikët më të cilët e ka arritur këtë, si mozaiku i sportistëve Christiano Ronaldo dhe Leo Messi, mozaiku i Donald Trump si dhe ai i këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.

’ Rita Ora në vitin 2017, ajo ka qenë në një kategori tjetër me përmasa 300 metra katrorë. Një kategori e tillë ka qenë në Gjermani’’ shprehet ai.

Punimet e tij kanë tërhequr edhe mediat e huaja, të cilat shpesh herë gjatë kësaj kohe i kanë kushtuar disa artikuj artistit, për punimet e tij. Por jo vetëm kaq, vet Rita Ora ka mbetur mjaft e impresionuar nga puna e artistit duke e përgëzuar atë.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?