Thyejnë karantinën për të luajtur bixhoz, në hetim pronari dhe 4 qytetarë! Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra

11 Prill 2020, 13:59| Përditesimi: 11 Prill 2020, 14:13

  • Share

Një 35-vjeçar në Pogradec ka thyer aktin normativ dhe ka vënë në dizpocion lokalin e tij për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Bashkë me pronarin e lokalit janë kapur dhe 4 qytetarë të tjerë, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit.

Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në lagjen numër  1, në lokalin e  A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?