Thonë se pasuria të çmend!

24 Shkurt 2020, 20:50| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 20:53

  • Share

Tranzicioni mbetet periudha më e “artë” për klasën e vjetruar politike, pasi ajo i pasuroi ata në forma dhe mënyra ekstremisht kriminale. Pikërisht gjatë periudhës së tranzicionit, pasuria e politikanëve është 50 apo dhe 100 fishuar në mënyrë të frikshme dhe të habitshme. Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”. Ata që kanë sot miliona euro, mijëra hektarë troje, fshatra turistikë, vila dhe pallate, ata janë sot çibanë të këtij vendi. Pasuria e politikës së vjetër, duhet urgjentisht të kalojë në filtrat e SPAK dhe strukturave të tjera të drejtësisë.

Askush nga ne, nuk duhet të zhgënjehet, dhe të presë pafundësisht të shohë mbrapa hekurave, ata që prej 30 vitesh përkëdhelen nga votat e vjedhura, nga partitë fantazëm të ngritura me para të pista, apo ata që mbetën akoma ekraneve duke presionuar dhe kërcënuar me kaos dhe luftë. Paraja dhe pasuria e atyre që sot jargaviten duke kërkuar mitingashë, është marramendëse dhe kriminale, pasuria e tyre është e zhvatur dhe e grabitur, ndaj duhet tu kthehet shqiptarëve.

Një takëm si ish-kryeministra dhe ish-ministra, apo një kryetar shteti që edhe pse u kap me “bllokun në dorë” duke bërë pazare milionash kërcëllit dhëmbët dhe mundohet të trembë drejtësinë e re, e kanë vendin në dyert e drejtësisë. Është e turpshme të dëgjosh korin e korbave, tek çirren dhe kërcëllejnë, sapo u preket pasuria, sapo u preket posti i pamerituar, apo më keq akoma, tek i dëgjon tek i drejtohen “popullit”, apo tek i shikon të trokasin dyerve të Prokurorisë për të paditur ministra dhe deputetë.

Ky është kulmi marrëzisë. Ata që futën në administratë logjikën dhe praktikën e 25 për qindëshit për çdo tender, ata që injektuan në fushata elektorale blerjen e votave si e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin dhe postin e kryetarit të partisë, sot u bëjnë moral shqiptarëve. Ata që notojnë në miliona euro, në vaska dhe dushe floriri, ata që u bëjnë edhe maceve banja me panele diellore, sot u drejtohen shqiptarëve për “të mbrojtur Kushtetutën” dhe rrëzuar qeverinë e ligjshme.

Ata që rropën edhe qindarkat e fundit nga paratë e investimeve dhe donacionet e ndërkombëtarëve sa kishin pushtetin, sot janë bashkuar rreth “boshtit” të së keqes. Ata janë sot e keqja e këtij vendi, ata janë shkaku i vetëm i halleve dhe problemeve që kanë sot shqiptarët, ata janë sot pengesa më e madhe e integrimit të vendit. Pasuria e madhe, u ka marrë atyre gjithçka njerëzore që kanë patur dhe kanë akoma, dhe i ka transformuar në qenie të ftohta, të vetmuara, në pritje të ndëshkimit ligjor. Thonë se “pasuria të roit mendjen” apo dhe më keq akoma, të turpëron në kilometrat e fundit.

Dhe kjo po ndodh me të gjithë personazhet negativë të tranzicionit në Shqipëri. Ata kanë dalë tashmë nga binarët, ata duan të sjellin ditën e kiametit, jo për të “shpëtuar Kushtetutën” sepse atë e kanë bërë leckë, por për të shpëtuar pasurinë e vjedhur, dhe qelinë e ftohtë që është gati ti presë.

Komento

Komente

  • Tani: 26/02/2020 09:51

    Nga ana shkencore tashme eshte e vertetuar se kur njeriu jeton ne pasuri koeficenti i tij i inteligjences ulet me disa pike, ne varesi te kohezgjatjes ne kete gjendje, vazhdon dhe ritmi i uljes. Kjo shpjegon faktin pse rendom shumica e miliardereve konsiderohen idjote, apo te manget. Kjo ndodh per arsye se duke zoteruar pasuri, truri i tyre nuk vihet me ne pune si ne gjendjen e mos pasjes se saj, kur truri eshte krijues, duke ulur ne kete menyre ndjeshem koeficentin e inteligjences.

    Përgjigju
  • PTU: 25/02/2020 22:47

    Rrace e qelbur

    Përgjigju
  • edi: 25/02/2020 11:39

    Nuk kuptojne cfare lloj demokracie perdorni per kete qen bastard qe e lejoni qe te livadhise mbasi vodhi Popullin dhe ben thirrje qe te kapin hajdutin kur K/Hajduti eshte bere si shuk Muti qe qelbi Kombin

    Përgjigju
  • O tej: 24/02/2020 21:56

    Koronavirusi ju rente si cift o rrace mu....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?