Xabi Alonso

Thomas Tuchel refuzoi, Xabi Alonso pranon të trajnojë në Bundesligë

5 Tetor 2022, 16:29| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 16:32

  • Share

Legjenda e Liverpool, Xabi Alonso është pranë kalimit në Bundesligën gjermane të futbollit si trajneri i Bayern Leverkusen. "Aspirinat" kërkojnë legjendën spanjolle për të zëvendësuar në stol Gerardo Seoane, që është një hap larg nga shkarkimi. Aktualisht pjesë e Real Sociedad B, Alonso ka pranuar postin e ri dhe sipas Marca do jetë në krye të ekipit duke nisur nga java që vjen. Ende nuk ka asgjë zyrtare, me Leverkuesen që dy ditë më parë u refuzua nga Thomas Tuchel, trajneri që u shkarkua nga Chelsea.

Në Gjermani bëjnë me dije se 40 vjeçari është gati për pozicionin e ri dhe se eksperienca së bashku me pasionin që nuk diskutohet do khejnë Leverkusen në rrugë të drejtë, pas nisjes "jo" të kampionatit dhe humbjeve zhgënjyese në Champions League. Humbja e djeshme 2-0 e Leverkusen në transfertë me Porto duket se i ka vënë "vulën" largimit të Seoane dhe kërkimit për një tjetër trajner.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?