Thomas Ross kërkon 10 miliardë
nga Apple: Më kanë vjedhur idenë  

16 Korrik 2016, 21:11| Përditesimi:

  • Share
Thomas Ross ka paditur gjigatin e tekonologjisë Apple për 10 miliardë $ me pretendimin se kompania i ka vjedhur idenë e tij.

Ross ka paraqitur në gjykatë një licencë për një “pajisje elektronike leximi” (ERD), në vitin 1992 e cila dukej si një vegël dore drejtkëndore me një ekran. Në padinë e tij shkruhet se ai ishte i pari që paraqiti një pajisje të projektuar në këtë mënyrë, duke formësuar një kombinim të medias dhe mjeteve të komunikimit, identiteti i të cilëve ishte rrëmbyer që atëherë, duke u shfrytëzuar nga iPhon-i i Apple, iPod, iPad dhe të tjerët.

Gjitashtu në padi janë të përfshira edhe vizatime të licencës origjinale të Ross-it. Ross-i pohon se riprodhimet e vetë Apple “janë në thelb të njëjta si vizatimet e tij teknike të ERD, dhe që pajisjet tre-dimensionale Apple derivative iPhone, iPod dhe iPad.

ross
skicat

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?