Foto ilustruese

Thjeshtësia e Thomas Muller, fiton miliona euro dhe përdor një telefon të thyer (VIDEO)

14 Dhjetor 2023, 19:29| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 19:30

  • Share

Sulmuesi dhe veterani i Bayern Munich, Thomas Muller fiton miliona euro në sezon, por kjo nuk e detyron të dalë jashtë natyrës së tij të thjeshtë. Gjermani përdor një telefon të thyer dhe nuk e ka problem të shfaqet me të në publik.

Në drekë me shokun e tij të skuadrës, Muller u ngacmua për gjendjen e celularit. Goretzka qeshi ndërsa vuri në dukje gjendjen e mbulesës së smartfonit të sulmuesit të Bayernit.

Me një mospërfillje, Muller mori një pirun të fundit me makarona, ngriti iPhonen në vesh dhe tha: "Funksionon, pse duhet ta hedh?". Një himn për kursimin duke respektuar natyrën nga Thomas Muller.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?