Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa

Thjesht shokë apo të lidhur? Kledi i sqaron të gjitha, ja çfarë ka postuar në 'Instagram' (FOTO)

8 Janar 2022, 16:35| Përditesimi: 8 Janar 2022, 16:38

  • Share

Ish-banorët e “Big Brother VIP” këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa janë parë shumë të afërt kohët e fundit. Ata janë fotografuar disa herë të qeshur e të lumtur në vende publike.

Me daljen e këtyre fotove dhe me videot e fotot që shpërndajnë pranë njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ndjekësit filluan të aludonin për një lidhje të mundshme e ka shumë prej tyre që e dëshirojnë këtë gjë.

Po mesa duket bëhet fjalë vetëm për klipin e një kënge të rë të Sheilës që e kanë realizuar së bashku.

“Për të gjithë ju kuriozët që më keni bërë pyetje sot në orën 18:00 do të merrni përgjigje”.-shprehet Kledi.

Kujtojmë se e pyetur nga ndjekësat se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, Sheila është përgjigjur duke bërë tag njërin nga ish-banorët e Big Brother VIP, Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa shtuar asgjë më shumë.

Modeli ka qenë ai i cili para disa kohësh konfirmoi në një intervistë se ishte i lidhur por pa treguar se kush është partnerja e tij. Mesa duket kjo ishte thjesht një lëvizje e të dyve për ta bërë sa më të bujshme rikthimin e Sheilës në muzikë.

InstaStory i publikuar nga Kledi Hysa

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?