Thjerrëza të kuqe me perime nga zonja Albana

5 Dhjetor 2023, 11:48| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:50

  • Share

Thjerrëza të kuqe me perime

Përbërësit:

  • 2 fç thjerrëza të kuqe
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 degë selino
  • 2 gjethe dafine
  • 1 lgj salcë domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Buljon perimesh / ujë
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrëzat, i lëmë në ujë për 2 orë dhe më pas i vendosim të ziejnë. Në një tenxhere kaurdisim qepën me yndyrë dhe hudhrën me pak kripë. Shtojmë karrotën dhe selinonë e grirë hollë dhe pas 5 minutave specin e kuq të prerë në kubikë, shtojmë salcen e domates, dafinën dhe masën e buljonit. Rregullojmë shijen dhe e frulojmë supën të cilën e servirim me pak gjalpë të tretur me specin e kuq pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?