Thjerrëza me proshutë të tymosur nga zonja Albana

29 Prill, 11:59| Përditesimi: 29 Prill, 12:01

  • Share

Thjerrëza me proshutë të tymosur

Përbërësit:

  • 400 gr thjerrëza
  • 150 gr bejkon (proshutë ose llukanik)
  • 3 lugë supe gjalpë
  • 1 koncentrat
  • 1/2 lugë supe miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi i kemi lënë në ujë thjerrëzat i vendosim të ziejnë. Ndërkohë në tigan vëmë 2 lugë gjalpë dhe skuqim lehtë bejkonin të prerë në copa katrore. Kullojmë thjerrëzat, i vëmë në tenxhere dhe shtojmë bejkonin me 1 gotë ujë të nxehtë ku kemi shkrirë koncentratin, kripën e piperin. E lëmë të ziejë dhe në minutat e fundit shtojmë miellin e kaurdisur me pak gjalpë dhe të shuar me ujë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?