Thirrje urgjente për të dhuruar gjak

19 Mars 2020, 13:11| Përditesimi: 19 Mars 2020, 13:16

  • Share

TIRANE - Situata e rëndë shkaktuar nga koronavirus ka bërë që spitalet dhe personat në nevojë të mbeten pa transfuzione gjaku. QSUT i bën thirrje qytetarëve, dhurues të moshës 18-60 vjeç që nuk vuajnë nga patologji, dhe që nuk janë në fazë gripale të paraqiten pranë Katedrales Katolike ditën e shtunë më 21 mars nga ora 09:00 deri në 13:00 për të dhuruar gjak.

"Ekipi i specialistëve të Qendrës Transfuzionale dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut do t'iu presin për kryerjen e dhurimit në mënyrën më të sigurt, të rregull dhe korrekte", shkruhet në një njoftim të QSUT-së

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emi: 19/03/2020 13:30

    Te japin politikajte se ata ja kan pi gjakun popullite per 30 vjete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?