‘Thirrje për ushtar’, kolonel Fadil Ciroku: 428 vende të lira

19 Dhjetor 2023, 08:00| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 08:09

  • Share

Lezha ishte ndalesa e radhës e Ministrisë së Mbrojtjes, në fushatën sensibilizuese për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura.

Mjetet dhe logjistika e ushtrisë zbarkuan në qendër të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shumë e qytetarëve.

Komandanti i Qendrës së Personel-Rekrutimit, Kolonel Fadil Ciroku tha se janë 428 vende të lira për ushtarë profesionist.

Aplikimet për të rinjtë e moshës nga 18 deri në 27 vjeç që dëshirojnë të punojnë në ushtri do të jenë të hapura deri në javën e parë të janarit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2023 01:29

    Ketu tek ne,sherbimi ushtarak nuk eshte me i detyrueshem,por vjen me kushte,p.sh.arsimi minimal me te cilin pranohesh, duhet te jete ekuivalenti me gjimnazin ne Shqiperi dhe te ofrojne mundesi te vazhdosh studimet e larta per ata qe nuk e kane,kurse per ata qe e kane,jo vetem mund te shkosh ne tituj shkencore,por te sigurojne vende pune brenda forcave te armatosura ne profesionin qe je diplomuar,pavaresisht ka ose jo lidhje me fushat ushtarake.S.d.q kudo ku sherbimi ushtarak nuk eshte i detyrueshem, e njejta histori perseritet-mungese ushtaresh/oficeresh me grade te ulet!

    Përgjigju
  • Maks: 19/12/2023 08:18

    Nuk mbrohet atdheu me mercenar Por duhet sherbimi i detyrushem ushtarak Duhet te kthehet si ishte dikur Ose beheni si izraeli ku ven dhe femrat ushtare Dhe luftoni qe mos te vidhni tenderat dhe ne rrogat e ushtareve Riarmatoseni vendin si dikur Shikoni serbin dhe grekun qe vetem armatosen Sepse me dyfek dhe shpirtin e shenjt nuk mbrohet dot vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?