Politikë

Thirrja shokuese që nxiste dhunë, hetohet në gjendje të lirë Xhelal Mziu

23 Prill 2021, 12:13| Përditesimi: 23 Prill 2021, 13:42

  • Share

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës", kandidatit për deputet i PD-së Xhelal Mziu.

Mziu gjatë një takimi elektoral ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

 'Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës", në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?