Thirrja e Metës për 'besëlidhje' në shesh, Ndoka: Do marr pjesë si qytetar! Nuk kemi vendimmarrje si opozitë (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 22:58| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 23:19

  • Share

TIRANE- Kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur në emisionin e Repolitix lidhur me propozimin e presidentit për tubim popullor në datë 2 Mars. Ndoka tha se nuk ka një vendimmarrje politike nga ana e opozitës për pjesëmarrje në këtë protestë, ndërsa shtoi se do të jetë në shesh si qytetar, pasi është dakord me deklaratën e kreut të shtetit se vendi është në kushtet e një grushti shteti.

Ai shpjegoi se kryedemokrati Lulzim Basha është informuar lidhur me situatën kur ndodhet vendi nga presidenti Meta. Ndoka deklaroi se nuk është i habitur për propozimin e presidentit Meta për tubimin popullor duke kujtuar marshimin e thirrur në një tjetër datë domethënëse, atë të 8 dhjetorit, e cila u shty për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

"Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashë me të gjitha etapat për grusht shteit dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshat për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti  e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë por ka thirrur një tubim për besëlidhje

Ne kemi një informacion nga presidenti i Republikës, Ne jemi në kushtet e një grushti shteti. Presidenti në këtë rast po mbron sistemin, po mbron Reformën në Drejtësi. Edi Rama një vëlla ka, por është kunati njërit, baxhanaku i tjetrit. Ky është alarmi. I vetmi premtim që Edi Rama është se nuk kemi parë gjë akoma. Ne pamë zgjedhje moniste, kapje të të gjitha bashkive, shantazhimin e presidentit të Republikës. Ne e njohim Berishën si një model autoritar, por as në kohën e tij në 97 nuk është parë kjo", tha Ndoka.

Ora 23:10
Ndreca: Presidenti nuk e ka pushtetin për të dalë në rrugë! Nuk duhet të godasë asnjë palë politike (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme Plarent Ndreca u shpreh se vendimi për të thirrur tubim popullor e nxjerr presidentin nga roli tij, pasi ai nuk mund të dalë mbi palët.

"Presidentit i është dhënë pushtet përmes kushtetutës por nuk i është dhënë pushtet të dalë në rrugë. Është njësoj si të dalë kryeministri në rrugë për opozitën. Presidenti duhet të rrijë në vendin që i takon dhe nuk duhet të godas asnjë palë politike sepse ai i përfaqëson të gjithë. Fakti që ti futesh në një llogore sado e drejtë është ajo, të nxjer nga roli i presidentit", u shpreh Ndreca

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robi: 20/02/2020 15:48

    Nardo kujdes mos rri shume afer me Kryehorrin Muli Gangu se mos ka ndonje molotov ne xhep..

    Përgjigju
  • Imagjinojeni 30 vjete ,,kush ka mare pjese ne Politike !: 20/02/2020 08:31

    Normal Populli u zgjuha tani,,nga perradhat e Serbit Sali,,Liri Demokraci,, me Nard Noken dhe me shoket e tjere,,Si mijnte e hales,,dalin ne. TV..

    Përgjigju
  • Pukjani: 20/02/2020 07:41

    O Nard si mbete idjut o burr qe nuk je burr! Po ti nuk duhesh te jeshe deputet nje qe je trap i pa shkolluar,dy je kryetar partie me 1000 votues dhe keto gjysa jane familjaret e tu dhe disa servile qete vijne mbrapa per nje çape buke.

    Përgjigju
  • lymi: 19/02/2020 23:15

    VETEM PO TE JESHE IDJOT MUND TE SHKOSH MBEAPA NARD NOKES QE ESHTE RRK KOMET. MJER PARLAMENTI NGA KETA BUDALLENJ QE KA.

    Përgjigju
  • Ky Nardi: 19/02/2020 23:11

    Ben per president packa se eshte si vella me magjarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?