Thirrja e KLGJ-së për gjyqtarët që kaluan vettingun të aplikojnë në Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim: Shqipëria ka nevojë për ju, përgjigjuni thirrjes

8 Tetor 2020, 17:01| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 17:12

  • Share

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për gjyqtarët që kanë kaluar vettingun që të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese. Përmes një thirrje në tëiter, ambasadorja Kim shprehet se Shqipëria ka nevojë për këto gjyqtarë dhe se shpreson që ata t'i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrje.

Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret ligjore dhe që kanë kaluar vettingun të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht për mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave për integrimin në BE.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?