Thirrja e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Doganat: Hiqni çmimet e referencës, praktikë primitive

13 Shkurt 2020, 18:03| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 18:05

  • Share

TIRANE-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço sot u bëri sërish thirrje doganave për të hequr listën e referencës. Enio Jaço e konsideroi praktikën si primitive ndaj sipas tij ka ardhur koha e eliminimit të këtij fenomeni. "Më ka bëre në mënyrë të vazhdueshme, sepse dëgjohet nga të gjithë, çështja famëkeqe e listës së referencave. Edhe pse ka pasur përmirësime them se duhet të eliminohet praktika e listës së referencave, sepse është primitive, duhet të eliminohen" tha ai.

Ndërkohë që drejtori i Doganave Gjon Bardhi u ndal te shërbimet online. "Nga 1 Janari i këtij viti Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 8 shërbime online, ndërkohë që në Qershor do të shtohen edhe 22 shërbime të tjera. Punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore janë orientuar që të asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e radhëve të pritjes" tha ai.

Tre ditë më parë Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço rriti tonet kundër Shqipërisë pasi gjyqtari i Gjykatës Administrative Avni Sejdi i dha të drejtë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për hapësirat Duty Free në aeroportin e Rinasit.

Komento

Komente

  • Sajmir Kuqo: 13/02/2020 18:13

    Aaa cmimet e references si heqim se me ato vjedhim tregtaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?